top of page

slk

Mirë se vini te

SLK BARDH.png

SLK është OJQ vendore e specializuar në shpërndarjen e njohurive për qëndrueshmëri përmes programeve edukative, konsulencës dhe ndërtimit të lëvizjeve.

ZGJIDHJET TONA

+20

Years of experience

+2K

Activist Involved 

+38K

Seed Bombs Planted

+250K

Seed Planted

ZGJIDHJET TONA

Qëllimi ynë është të edukojmë, të nxisim dhe të mbështesim integrimin e zgjidhjeve të qëndrueshmërisë në Kosovë.
Veprimet dhe aktivitetet e SLK-së janë të projektuara në drejtim të ndryshimit të sistemit, i cili është qëllimi kryesor i punës sonë. 

Ne synojmë të arrijmë nivelin më të lartë të ndryshimit i cili do të krijojë një ndikim pozitiv afatgjatë dhe vlera të përbashkëta tek:

​

Ne do të fuqizojmë bizneset duke iu ndihmuar dhe udhëzuar ata se si të integrojnë qëndrueshmërinë dhe ta zhvillojnë udhëheqjen transformuese për të arrituar ekonomi të drejtë shoqërore, me zero mbetje dhe e cila është karbon neutrale.

EKONOMIA

Ne do t’i japim përparësi punës me individët, duke shrytëzuar fuqinë e tyre për ndryshim përmes veprimeve që promovojnë mirëqenien, barazinë dhe drejtësinë shoqërore, duke çuar drejt një të ardhme të shëndetshme për të gjithë.

NJERËZIT

MJEDISI

Ne do ta nxisim përgjegjësinë individuale, organizative dhe kolektive për mbrojtjen e natyrës, e cila është burimi i jetës, duke përfshirë të gjitha krijesat e gjalla dhe ekosistemet që i mbeshtesin ata dhe ne.

BËHUNI PJESË E PROGRAMEVE TONA

746B7562.JPG

SLK CHAMPIONS

Një rrugëtim mësimi i përbërë nga tre module për profesionistët e PSK-së ose individët që duan të bëhen… lexo më shumë

IMGL8449.JPG

(ICLT) PROGRAM

Është një rrugëtim 6 mujor i ndërthurur për të mbështetur kompaninë tuaj për të rritur inovacionin e biznesit… 

IMGL7949.JPG

SEKA 2.0

Fokusohet në OJQ-të që kanë potencial të transformohen në ndërrmarrje të vetë-qëndrueshme… lexo më shumë.

TË TJERËT PËR NE

SEKA Alumni

“Falë këtij programi, unë dhe ekipi kemi pasqyrë më të qartë rreth ndërrmarrjeve shoqërore dhe ne tashmë po i planifikojmë mënyrat prej të cilave synojmë të nxjerrim të ardhura në 2 vitet e ardhshme, duke vendosur qëllime për rritje dhe transformim brenda 3-5 viteve të ardhshme.”

Raiffesien Bank

“Edhe pse ne raportojmë për Global Reporting Initiative (GRI) që nga viti 2011, fokusi dhe ndikimi ynë nuk ishte i përcaktuar siç duhet derisa iu nënshtrova trajnimit nga SLK-ja, i cili më ka ndihmuar më tej në përcaktimin e fokusit të kompanisë sonë dhe të jem i vetëdijshëm për ndikimin që kemi në komunitetin ku ne veprojmë. Unë do të bëj hartimin e palëve të interesit, që do të na ndihmojë në përcaktimin e qëllimeve tona të zhvillimit të qëndrueshmëm.”

4H Kosovo

“Falë pjesëmarrjes dhe përvojës sime në programet e SLK-së, kam gjetur mënyra se si ta bëj organizatën që unë drejtoj më të qëndrueshme financiarisht, në mënyrë që t’iu shërbejë sa më mirë përfituesve tanë kryesorë. Dhe më e rëndësishmja, kam kuptuar rëndësinë e të vepruarit drejt një bote më të qëndrueshme. Unë ia kam transmetuar pjesës tjetër të ekipit mesazhin dhe na ka nxitur që ne, si 4-H Kosova, t’ia fillojmë punës drejt një programi të qëndrueshëm për rininë e Kosovës brenda vitit të ardhshëm.”

Na kontaktoni

Sustainability Leadership Kosova

​

info@slkosova.org

Success! Message received.

bottom of page